Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dënon burgosjen e disidentëve sirianë


Shtetet e Bashkuara kanë dënuar burgosjen e 12 disidentëve sirianë, për shkak se mbronin lirinë e shprehjes dhe kushtetutën demokratike në Siri.

Disidentët janë arrestuar vitin e kaluar, gjë që u dënua ndërkombëtarisht, ku SHBA dhe BE kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre.

Raportet siriano-amerikane tashmë janë tensionuar për shkak të sulmit vdekjeprurës amerikan të kësaj jave në Sirinë lindore.
XS
SM
MD
LG