Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Fushatës për president i afrohet fundi


Kandidatët për president të SHBA-se, pesë ditë para zgjedhjeve u kanë kërkuar me ngulm votën përkrahësve të tyre.

Senatori demokrat Barack Obama ka thënë në Columbus të Missourit se vetëm 5 ditë e ndajnë Amerikën nga transformimi thelbësor.

"Sonte për ju i kam vetëm dy fjalë: Pesë ditë. Pas një dekade të politikave shkatërruese në Uashington, pas tetë vjetësh të politikave të dështuara të George Bushit, dhe 21 muajve të fushatës që na ka çuar nga bregdeti guror i Maine-it te Kalifornia me diell, janë vetëm pesë ditë që na ndajnë nga transformimi fundamental i SHBA-së", ka thënë Obama.

Por, në fitore beson edhe senatori republikan John McCain, pavarësisht epërsisë së Obamas që tregohet në anketa.

"Më lejoni t'ju flas në mënyrë direkte. Me lejoni t'u jap gjendjen e garës. Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë. Të ashtuquajturit ekspertë na kanë shpallë humbës, siç kanë bërë edhe më parë. Kundërshtari im po punon detajet me përfaqësuesit e Senatit e Kongresit për t'iu ritur tatimet, për të rritur shpenzimet dhe për të pranuar mposhtjen në Irak. Sic e keni parë, ai në reklamë televizive iu adresua kombit, para zgjedhjeve. Ne jemi disa pikë më poshtë, por sonte, sot, nesër e pasnesër, do t'u tregojmë se ne do të dalim në skenë dhe do të fitojmë këtë garë", ka thënë McCain në Mantor të Ohios.

Ndryshe, anketat në SHBA flasin për një epërsi të Obamas prej 5 për qind.

Zgjedhjet në SHBA mbahen të martën e ardhshme, më 4 nëntor.
XS
SM
MD
LG