Ndërlidhjet

logo-print

Munter: EULEX-i do t'i ndihmojë të gjithë


Ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter ka thënë se dallimet e Uashingtonit dhe Beogradit rreth Kosovës nuk janë pengesë për marrëdhënie të mira ndërmjet dy vendeve dhe për perspektivën evropiane të Serbisë.

"Ekzistojnë çështje, të cilat sipas nesh janë kyçe për stabilitetin e rajonit. Jemi optimistë, madje edhe nëse kemi mospajtime rreth Kosovës. Por mendojmë se është më e rëndësishme të kujdesemi për stabilitetin e Ballkanit dhe të ardhmen e njerëzve në rajon", ka thënë Munter për agjencitë serbe të lajmeve.
Lidhur me misionin e BE-së në Kosovë, Munter ka thënë se EULEX-i ka mbështetje në rezolutën 1244 dhe është hap i rëndësishëm i BE-së për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

"Konsiderojmë që do të kontribuojmë ashu që do t'i japim gjykatësit dhe policët tanë që të ndihmojnë në sundimin e ligjit. Duam që serbët, shqiptarët dhe të tjerët të jenë të mbrojtur, të ndihen të sigurtë dhe të kenë të drejtë për të ardhmen e tyre", ka thënë ambasadori amerikan, Munter.
XS
SM
MD
LG