Ndërlidhjet

logo-print

Hartman: Tregtia me organe - manipulim


Ish zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Florence Hartman i ka cilësuar si manipulime pohimet për tregti me organet të serbëve të rrëmbyer.

"Ky është manipulim, sepse nuk mund të mos keni informata për të zhdukurit, ndërsa të dini në ç'mënyrë ato janë vrarë", ka thënë Hartman në konferencën e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd.

Të gjithë e kanë të qartë se këtu ka manipulime, prandaj duhet të hetohet se ku janë transferuar ata persona- në Kosovë apo jashtë saj. Duhet verifikuar të gjitha indicjet, edhe pse nuk ka prova të forta, ka thënë Hartman.
XS
SM
MD
LG