Ndërlidhjet

Irak: Arrestohen 39 vetë të finansuar nga Irani


Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Irak tha se ka arrestuar 39 "kriminelë" të sponsorizuar nga Irani dhe ka sekuestruar rreth 500 mijë dollarë, që ishin destinuar për finansimin e militantizmit jashtë vendit.

Ushtria tha se ata janë arrestuar muajin e kaluar. Njëri nga të arrestuarit, njeriu kyç i rrjetit Asa'ib Ahl al-Haq, i cili sponsorizohet nga Irani, është arrestuar sot në Bagdad.

Al-Haq dyshohet për finansimin e operacioneve të militantëve kundër forcave amerikane dhe irakiane.
XS
SM
MD
LG