Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vriten 15 militantë në sulmin raketor


Zyrtarët e Pakistanit thanë se të paktën 15 njerëz, kryesisht militantë arabë, janë vrarë sot nga një sulm raketor amerikan në zonën fisnore të Pakistanit afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se predha ka goditur një shtëpi, e cila frekuentohej nga militantët afër qytetit Mir Ali në rajonin e Waziristanit Jugor.

Disa agjenci të lajmeve raportuan se në mesin e të vrarëve është edhe një komandant i Al Kaedas.
XS
SM
MD
LG