Ndërlidhjet

OKB kërkon standarde në tregtinë e armëve


Një panel i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e ka mbështetur draftin e marrëveshjes për vendosjen e standardeve ndërkombëtare për tregtinë e armëve.

Paneli e mbështeti rezolutën, e cila u bën thirrje shteteve që të shqyrtojnë se në ç'mënyrë t'i implementojnë "standardet më të larta për të parandaluar diverzionin e armëve konvencionale nga tregu legal në tregun e paligjshëm".

Tekstin e mbështetën 147 vende, 18 abstenuan ndërsa vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Zimbabveja votuan kundër.
XS
SM
MD
LG