Ndërlidhjet

logo-print

Serbia e dëbon ambasadorin e Malajzisë


Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dërguar një notë ambasadorit të Malajzisë në Beograd Ching Hong Shou, me të cilën i kërkohet që ta lëshojë Serbinë.

Në komunikatën e ministrisë në Beograd thuhet se ky vendim i Qeverisë së Serbisë është pjesë e planit aksional, dhe është marrë pasi Malajzia ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori Sho duhet ta lëshojë Serbinë 48 orë pas pranimit të notës, thuhet në njoftimin nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG