Ndërlidhjet

Schwarzenberg: BE të zgjërohet drejt Ballkanit


Bashkimi Evropian duhet t'u lejojë vendeve të Ballkanit, veçanërisht Kroacisë, që t'i bashkangjitet unionit para miratimit të traktatit të Lisbonës, tha ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Franca dhe Gjermania ngulmojnë që të mos ketë zgjërim të mëtejmë të BE-së derisa të gjitha shtetet ta miratojnë traktatin për reformat institucionale.

Schwarzenberg, vendi i të cilit do të ketë kryesinë e radhës së BE-së prej janarit, u tha ambasadorëve të Shqipërisë në Tiranë se vendi i tij do të bëhet avokat i zgjërimit të BE-së drejt juglindjes, meqë e di mirë se anëtarësimi në NATO dhe BE u ka ndihmuar çekëve.
XS
SM
MD
LG