Ndërlidhjet

Yatim: Mbështesim aspiratën e kosovarëve për pavarësi


Ministri i Punëve të Jashtme të Malajzisë, Rais Yatim, ka deklaruar se vendimi i qeverisë së këtij vendi për të njohur pavarësinë e Kosovës ka për qëllim "ndihmesën e aspiratave të popullit të Kosovës në dëshirën e tyre për një shtet të pavarur".

Ministri Rais Yatim ka vënë në pah se Malajzia planifikon të vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën në një kohë të përshtatshme, bën të ditur agjencia e lajmeve të këtij vendi Bernama.

Ndërkohë, Ministria e punëve të Jashtme të Serbisë ka kërkuar nga ambasadori i Malajzisë që brenda 48 orëve të largohet nga Beogradi. Shkak është njohja e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG