Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Do votojnë edhe astronautët nga hapësira


Dy astronautët amerikanë, që ndodhen në hapësirë, qindra kilometra larg Tokës, do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, njoftoi agjencia kozmike NASA.

Astronautët Mike Fincke dhe Gregory Chamitoff, që ndodhen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, do të votojnë përmes një fletë-votimi elektronik, që do t'ua dërgojë qendra kozmike në Houston, në Texas.

Votën e tyre pastaj do ta pranojnë autoritetet e Teksasit.

"Megjithëse jemi larg shtëpisë, më shumë se 300 km mbi planetin tonë të bukur, do ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe privilegjin kushtetues duke plotësuar fletëvotimin", tha astronauti Fink, duke mos saktësuar se kujt do t'ia japë votën.

"Nëse mund ta bëjmë ne, atëherë mund ta bëni edhe ju", thuhet në mesazhin e astronautit, të cilin NASA e postoi në faqen e saj në internet.
XS
SM
MD
LG