Ndërlidhjet

logo-print

Gaddafi dhe Medvedev bisedojnë për energjinë


Lideri i Libisë Muammar Gaddafi, sot në Moskë zhvilloi bisedime me presidentin rus Dmitry Medvedev, të cilat u fokusuan në çështjet e energjisë.

Para takimit, Gaddafi tha se dy vendet "kanë qasje të përbashkët për politikat e gaztit dhe naftës", dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes tyre.

Medvedev tha se dy palët do të diskutonin "çështjet ekonomike dhe koordinimin në sferën e politikës së jashtme".

Gaddafi sot do të takohet edhe me kryeministrin Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG