Ndërlidhjet

Rusi: Hetohet transmetuesi i Radios Evropa e Lirë


Agjencia Interfax ka raportuar se një televizion rus ndodhet nën hetime për shkak se ka transmetuar Radion Evropa e Lirë, dhe kështu ka shkelur kushtet e licencës.

Interfax citon hetuesit rajonalë të kenë thënë se TV-1, një kompani radiotelevizive në qytetin Tomsk në Siberi, i kanë shkelur kushtet e kontratës sepse e ka transmetuar Radion Evropa e Lirë gjatë një periudhe katër vjeçare, dhe kështu ka bërë, siç thuhet "një profit tejet të madh".

Grupet për të drejtat e mediave i akuzojnë autoritetet ruse për kontrolle arbitrare të licencave, në mënyrë që t'i mbyllin mediat, të cilat kritikojnë regjimin.
XS
SM
MD
LG