Ndërlidhjet

Presidenti Sejdiu të hënën viziton Shqipërinë


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, të hënën më 3 nëntor do të vizitojë Shqipërinë

Në ditën e parë të vizitës, Sejdiu do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, me të cilin do të diskutojnë ecurinë e procesit të njohjes së Kosovës, dhe koordinimin e përpjekjeve dypalëshe në këtë drejtim.

Presidenti i Kosovës do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe do të ketë takime me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri, Sejdiu, i shoqëruar nga homologu i tij Topi, do të vizitojë segmentin Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës, ndërsa do të ndalet edhe në Shkodër, Bashkia e së cilës ka vendosur ta shpallë "Qytetar Nderi", njoftoi presidenca e Kosovës.
XS
SM
MD
LG