Ndërlidhjet

Gjeorgjia me kryeministër të ri


Parlamenti i Gjeorgjisë e ka mbështetur diplomatin e karrierës Grigol Mgalobishvili si kryeministër, hap të cilin presidenti Mikhail Saakashvili e mbështeti që në fillim të ndryshimeve në kreun e ekzekutivit.

Parlamenti, i dominuar nga besnikët e Saakashvilit, e miratoi 35-vjeçarin Mgalobishvili, diplomat i arsimuar në Oksford, i cili deri këtë javë ishte ambasador i Gjeorgjisë në Turqi.

Saakashvili e emëroi Mgalobishvilin të hënën më 27 tetor, me arsyetimin se qeveria ka nevojë për energji të re pas luftës së muajit gusht me Rusinë dhe pas krizës globale finansiare.
XS
SM
MD
LG