Ndërlidhjet

Obama e McCain fushatë në shtetet e pavendosura


Fushata elektorale për president të SHBA-së gjendet në fundjavën e fundit të saj, me kandidatin demokrat Barack Obama, që ende po udhëheq në anketa.

Megjithatë një anketë e lëshuar sot nga Reuters/ Cspan/Zogby tregon se kandidiati repulikan John Mccain, ka ngushtuar dallimin në pesë për qind, nga 7 sa ishte të premten.

Të dy kandidatët planifikojnë të fokusohen në fushatat e tyre këtë fundjavë, në shtetet kyçe, ku nuk dihet se kujt do i shkojnë votat.

Obama do të bëjë fushatë në Nevadë, Kolorado dhe Mizuri.

McCain planifikon të mbajë fushatë në Virgjinia dhe Pensilvani.

XS
SM
MD
LG