Ndërlidhjet

Brown kërkon fonde për FMN nga shtetet arabe


Kryeministri britanik Gordon Brown i ka bërë thirrje sot shteteve të pasura të Gjirit Persik, që të kontribuojnë në rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të 'nxjerrë nga balta' shtetet me probleme financiare.

Brown, duke iu adresuar liderëve të biznesit në Riad, tha se është në interesin e vetë shteteve të Gjirit, që në të ardhmen ta kenë zërin e tyre në rendin e ri botëror ekonomik.

Ai tha se me derdhjen e parave ne FMN, shtetet e Gjirit mund të pengojnë shpërndarjen e krizës financiare.

Analistët thonë se shtetet e Gjirit mund të hezitojnë, që të derdhin fonde në FMN, një trup ky aktualisht i dominuar nga SHBA dhe 7 shtetet tjera më të industrializuara.
XS
SM
MD
LG