Ndërlidhjet

Rrëmbehet vëllai i një ministri afgan


Vëllai i ministrit afgan të financave Anwar ul-Haq Ahadi, raportohet të jetë rrëmbyer nga persona të armatosur në Pakistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave Haziz Shamas, tha se vëllai, biznesmeni Zia ul-Haq Ahadi është rrmëbyer të premten më Peshawar të Pakistanit.

Në fillim të këtij vitit, talebanë të armatosur kishin rrëmbyer ambasadorin e Pakistanit në Afganistan, në magjistralen kryesore mes Peshawarit dhe kufirit afgano-pakistanez.

Ai u lirua pas mbajtjes për tre muaj në robëri.
XS
SM
MD
LG