Ndërlidhjet

Presidenti Sejdiu viziton Shqipërinë


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të udhëtojë të hënën për një vizitë dyditore në Shqipëri. Zyra e presidentit njofton se gjatë qëndrimit të tij në shtetin shqiptar presidenti Sejdiu do të pritet në Pallatin e Brigadave në Tiranë nga homologu i tij, Bamir Topi.

Presidenti Sejdiu do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha si dhe me kryetaren e Kuvendit, Josefina Topalli. Në qytetin e Shkodrës presidenti i Kosovës pritet të shpallet "Qytetar Nderi".

Kjo është vizita e parë e kreut të shtetit të Kosovës në Shqipëri, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të këtij viti.
XS
SM
MD
LG