Ndërlidhjet

Marrëveshje për Nagorni Karabakun


Presidentët e Armenisë dhe Azerbaxhianit kanë rënë dakord të rrisin përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth rajonit të Nagorni Karabakut.

Rajoni në fjalë ëshjtë pjesë e Azerbaxhianit, por është i populluar nga armenë.

Marrëveshja erdhi gjatë bisedimeve të organizuara sot në Moskë nga presidenti rus Dimitri Medvedev.

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar nga dy vendet që nga armëpushimi i vitit 1994 që i dha fund luftës. Nga lufta humbën jetën 30 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG