Ndërlidhjet

SHBA: McCain e Obama luftojnë për fitore


Kandidatët presidencialë amerikanë dy ditë para zgjedhjeve të 4 Nëntorit e kanë fokusuar fushatën në shtetet kyçe.
Republikani John McCain po mban dy tubime në shtetin e Pensilvanisë.

"Miqtë e mi, kam qenë në shumë fushata dhe e di kur është momenti. Entuziazmi dhe mikëpritja juaj më thonë se do ta fitojmë Pensilvaninë dhe do t'i fitojmë këto zgjedhje.", tha McCain.

Kandidati demokrat Barack Obama po viziton tre qytete në Ohajo, të cilat në zgjedhjet e 2004 votuan për presidentin aktual, republikanin George Bush.

"Nuk mund t'ia lejojmë vetes të ulim ritmin apo të mos punojmë, as për një ditë, as për një minutë në këto ditë të fundit. Ne duhet t'i fitojmë këto zgjedhje dhe kjo do të ndodhë pikërisht këtu në Ohajo", tha Obama.

Anketa e fundit në shkallë kombëtare e organizuar nga Zogby dhe Washington Post nxjerr Obamën në avantazh me 5-9%.
XS
SM
MD
LG