Ndërlidhjet

Iraku në pritje të reagimit amerikan


Qeveria irakiane pret nga Uashingtoni që të kthejë përgjigje lidhur me ndryshimet e propozuara në planin e sigurisë deri pas 4 Nëntorit, data e mbajtjes së zgjedhjeve amerikane.

Marrëveshja në fjalë i lejon trupave amerikane të qëndrojnë në Irak edhe pas 31 Dhjetorit 2008, kohë kur përfundon mandati i Kombeve të Bashkuara.

Ndryshimet e kërkuara nga pala irakiane përfshijnë më shumë kompetenca ligjore mbi trupat amerikane. Shtetet e Bashkaura kanë pohuar se do të shqyrtojnë vetëm ndryshimet që nuk zhvleftësojnë marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG