Ndërlidhjet

SHBA: Dita e fundit e fushatës presidenciale


Fushata presidenciale amerikane ka hyrë në ditën e fundit.

Demokrati Barack Obama dhe republikani John McCain kanë vazhduar fushatën deri në momentin e fundit në shtetet që vlerësohen si kyçe.

Obama kërkoi nga mbështetësit në Ohajo që të mos vetkënaqeshin, por të dilnin të votonin. McCain i tha mbështetësve në Pensilvani se momenti po kalonte në anën e tij.

Shumica e anketave të opinionit tregojnë se Obama kryeson ndaj McCain. Në Shtetet e Bashkuara nuk është vota popullore që zgjedh presidentin, por kandidatët duhet të fitojnë 50% plus 1 të votave në Kolegjin elektoral. Kolegji ka 538 vota, që përfaqësojnë të gjitha shtetet amerikane në përputhje me popullsinë.
XS
SM
MD
LG