Ndërlidhjet

Sejdiu viziton Tiranën


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu fillon sot vizitën dy ditore në Shqipëri. Ai do të takojë presidentin Topi, me të cilin do të diskutojë për çështje të integrimit euroatlantik të dy vendeve, bashkëpunimin dypalësh si dhe për perspektivën e së ardhmes së shtetit të ri të Kosovës ne nismat rajonale.

Në ditën e parë të vizitës në Shqipëri, Presidenti Sejdiu do t'u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe do të ketë takime me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministrin Sali Berisha.

Në ditën e dytë të kësaj vizite presidentët Topi dhe Sejdiu do vizitojnë segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës që do lidhë Shqipërinë me Kosovën.

Presidenti Sejdiu do të dekorohet me titullin "Qytetar Nderi" në qytetin e Shkodrës.
XS
SM
MD
LG