Ndërlidhjet

Sejdiu filloi vizitën në Shqipëri


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu filloi vizitën e parë në Tiranë si president i shtetit të pavarur të Kosovës.

Pas takimit zyrtar me homologun Bamir Topi, presidenti Sejdiu falenderoi dhe vlerësoi si shumë të rëndëishme ndihmën që Shqipëria ka dhënë për procesin e pavarësimit të Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare.

Presidenti Bamir Topi tha se pavarësia e Kosovës është element i qenësishëm i stabilitetit në rajon dhe se nuk mund të ketë skenare për ndarjen e saj.

Të dy presidentët trajtuan dhe çështjen e misionit EULEX, ku presidenti Topi e cilësoi si të nevojshëm rolin e tij, për funksionimin me standarde të shtetit të Kosovës.

Presidenti Sejdiu komentoi për mediat në Tiranë dhe zgjedhjet në SHBA. Ai tha se ndaj Kosovws do të vazhdojë politika konstante e bashkëpunimit.

"Mes dy vendeve ka një miqësi të thellë dhe pa ekuivoke. Ne jemi në një fazë të rëndësishme partneriteti me SHBA , e cila do të vahdojë pavarësisht nga zgjedhjet", tha presidenti Sejdiu.

Presidenti i Kosovës mori dhe dekoratën e lartë "Gjergj Kastriot Skënderbeu" nga presidenti Bamir Topi.
XS
SM
MD
LG