Ndërlidhjet

Minsk: Takohen Gaddafi dhe Lukashenka


Lideri i Libisë Moammar Gaddafi ka zhvilluar bisedime në Bellorusi me presidentin Aleksandr Lukashenka, në turneun e tij të parë në rajon që nga shpërbërja e ish Bashkimit Sovjetik.

Lukashenka e përshkroi Libinë si partner të ngushtë dhe vend mik të Bellorusisë, dhe tha se të dy ata kanë ndarë dëshirën për një botë multipolare.
Gaddafi tha se qëllimi i vizitës është forcimi i lidhjeve dypalëshe.

Pas takimit, dy vendet nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

Më herët,Gaddafi vizitoi Rusinë, ndërsa turneun e përmbyll me vizitën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG