Ndërlidhjet

Guantanamo: Dënohet bashkëpunëtori i Bin Ladenit


Një bashkëpunëtor i pretenduar i Osama bin Ladenit është dënuar mbi bazat e akuzave për terrorizëm në një gjykatë ushtarake në Guantanamo.

Ali Hamza al-Bahlul nga Jemeni mund të dënohet me burg të përjetshëm, pasi juria e përbërë nga oficerë të ushtrisë e shpalli fajtor për shumë pika të akuzës, përfshirë konspiracon dhe furnizimin me materiale për mbështetjen e terrorizmit.

Prokurorët thanë se al-Bahlul ka pranuar se ka qenë shef i mediave për Al Kaedan dhe ka bërë video propagandë për bin Ladenin.

Më herët, Al-Bahlul e quajti tribunalin ushtarak një "farsë legale" dhe refuzoi të marrë avokat.

Kjo është gjykata e dytë e këtij lloji në Guantanamo.

XS
SM
MD
LG