Ndërlidhjet

Sejdiu mbajti fjalim në Kuvendin e Shqipërisë


Pavarësia e Kosovës mbështetet mbi premisën e pavarësisë nderkombëtare dhe misionit të EULEX , të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, tha presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në fjalimin në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky mision do të ketë rol mbikqyrës dhe ndihmëtar në fusha të sigurisë e ligjit dhe ne presim që ky mission të vendoset në tërë vendin deri në dhjetor, tha presidenti Sejdiu.

Presidenti i Kosovës tha se me vendosjen e EULEX-it, do të largohen referencat trazuese dhe ndërhyrëse të Beogradit.

Presidenti Sejdiu u bëri thirrje liderëve të rajonit që të bëjnë më shumë që Kosova të shndërrohet në një shembull paqeje e stabiliteti.

Ai konfirmoi ndër të tjera se Kosova do të kultivojë marëdhëniet miqësore me Maqedoninë e Malin e Zi dhe Serbinë.
XS
SM
MD
LG