Ndërlidhjet

Shkup: Kuvendi miratoi rezolutën për emrin


Kuvendi i Maqedonisë me 93 vota pro dhe 1 kundër e ka miratuar Rezolutën për kontestin rreth emrit të Republikës së Maqedonisë.

Me rezolutën kërkohet në një afat sa më të shkurtër të verifikohet strategjia shtetërore për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, e cila do t'i mbronte interesat më të larta shtetërore, do të ruante identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën maqedonase, si dhe egzistimin e pakicës maqedonase në Greqi.

Rezoluta percakton qartë që Kuvendi të vendosë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me emrin.

Presidenti Branko Cërvenkovski tha se nevojitet konsenzus dhe përgjegjësinë ia hodhi kryeministrit, por Nikolla Gruevski u shpreh i bindur se nuk do të bëjë kompromis sa i përket identitetit kombëtar, dhe shtoi se për këtë çështje do të vendosin qytetarët në referendum.
XS
SM
MD
LG