Ndërlidhjet

Bagdad: 10 të vrarë nga shpërthimet


Një varg shpërthimesh kanë tronditur sot Bagdadin dhe provincën fqinje Baquba, duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe 40 të plagosur.

Në mesin e të plagosurve është zëvendës ministri i Naftës, i cili u lëndua lehtë nga bomba që shpërtheu para shtëpisë së tij.

Zëdhënësi i zyrtarit tha se bomba ishte ngjitur në automjetin e Sahib Salman Qutub, dhe shpërtheu në çastin kur ai po shkonte drejt makinës.

Dhuna në Irak ka shënuar rënie muajve të fundit, por sulmet po vazhdojnë, megjithëse me intenzitet më të ulët.
XS
SM
MD
LG