Ndërlidhjet

Klintonët të bindur për fitoren e Obamas


Klintonët të bindur në fitoren e Obamës
Klintonët të bindur në fitoren e Obamës

Në Shtetet e Bashkuara po votohet për zgjedhjen e presidentit të ri. Anketat e opinionit i japin epërsi demokratit Barack Obama kundrejt republikanit John McCain. Ish presidenti Bill Clinton është shprehur i bindur për fitoren e senatorit Obama.


Ish presidenti Bill Clinton dhe senatorja Hillary Clinton pas hedhjes së votës së tyre kanë inkurajuar amerikanët, që të votojnë për Obaman, meqë siç kanë thënë, ai do mbajë të gjallë ëndrrën amerikane.

"Partia jonë, nesër do zgjohet më një mundësi të madhe, por edhe me përgjegjësi të madhe, një përgjegjësi të thellë, sepse vendi ynë përballet me sfida të vështira ekonomike dhe ne duhet të rikthejmë ndjenjën se ëndrra amerikane është gjallë dhe mirë, se ju do jeni pjesë e klasës së mesme, se njerëzit e varfër mund të kalojnë në klasë të mesme", tha Bill Clinton.

Ndërsa Hillary Clinton, që ishte kundërkandidatja e Obamas në mesin e demokratëve, është shprehur e kënaqur me reagimin e votuesve ndaj Obamas:

"Jam e kënaqur se si populli ka reaguar ndaj fushatës demokratike, ndaj mesazhit të senatorit Obama, vëcanërisht për krizën ekonomike të shatorit. Votuesit e kanë kuptuar se neve na duhet një president serioz për kohë serioze. Mendoj se Baraku ka shfaqur një lidership të vërtetë, të qëndrueshëm, efektiv që mund të përballet me krizën", tha Hillary Clinton në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG