Ndërlidhjet

Demokratët do thellojnë shumicën në Kongres


Demokratët pritet ta thellojnë shumicën në dy dhomat e Kongresit, duke qenë në përparësi për shkak të popullaritetit të kandidatit presidencial Barack Obama dhe presidentit jo të popullarizuar republikanit George Bush.

Associated Press njofton se republikanët e brengosur kanë paralajmëruar se SHBA mund të përballet me mundësinë e një shumicë demokrate në Kongres dhe Senat në të njëjtën kohë, kur edhe presidenti është demokrat.

Kongresistët republikanë përballen me të njëjtat vështirësi, si edhe kandidati presidencial i tyre John McCain: anketat favorizojnë demokratët në ekonomi- çështja më e rëndësishme në zgjedhje.


XS
SM
MD
LG