Ndërlidhjet

Evropianët mbi zgjedhjet në SHBA


Kryeministri i Luksemburgut, ministrat gjermanë dhe holandezë të financave kanë mbështetur demokratin Barack Obama për president të SHBA-së.

Peter Steinbrueck i Gjermanisë ka thirrur Obama, ndërsa Wouter Boss i Holandës, ka qeshur pasi ka shqiptuar Obama, në pyetjet e gazetarëve se cilin nga kandidatët e preferojnë për president të SHBA-së, para takimit të minsitrave të financave në Bruksel.

Kryemnistri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker ka thënë: "Po të isha amerikan do të votoja në favor të Obamas".

Kryeministri britanik Gordon Brown, ka refuzuar të përcaktohet për ndonjërin nga kandidatët, por ka thënë se cilido, që të jetë rezultati, këto zgjedhje kanë qenë historike-për shkak se ka garuar një grua dhe një kandidat me ngjyrë.

Një anketë e Harris Interactive ka treguar muajin e kaluar se të anketuarit në pesë nga shtetet më të mëdha evropiane në mënyrë unanime kanë qenë për fitoren e Obamas ndaj republikanit John McCain.
XS
SM
MD
LG