Ndërlidhjet

logo-print

SHBA qëndrim të njëjtë ndaj rajonit pas zgjedhjeve


Ambasadori i SHBA-së në Beograd Cameron Munter ka deklaruar se raportet e Amerikës ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk varen nga epilogu i zgjedhjeve të sotme.

"Mes kandidiatëve për president, John McCain dhe Barack Obama ekziston konsensusi, që të vazhdohet politika e deritashme ndaj Ballkanit Perëndimor", ka thënë Munter.

Ai ka thënë se SHBA konsideron se statusi i Kosovës është zgjidhur, ndërsa SHBA i dëshiron sukses Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt BE-së.
XS
SM
MD
LG