Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pjesëmarrje rekorde në zgjedhje


Një pjesëmarrje rekorde në zgjedhjet presidenciale po shënohet sot në SHBA.

Disa vështirësi janë shfaqur mëngjesin e së martës, derisa votuesit janë grumbulluar madje edhe pa lindur dielli në disa shtete lindore.

Në Nju Jork, pjesëmarrja e votimit ka qenë më e larta ndonjëherë.

Një zëdhënëse e Bordit të zgjedhjeve Valeria Vazquez Rivera, ka thënë se radhët kanë filluar të krijohen që në orën 4 të mëngjesit.

Një punëtor në qendër votimi në Chappaqua në Nju Jork ka thënë se në orën 7 e 30, kishin hedhur votën aq njerëz sa kishin votuar deri në drekë në zgjedhjet e 2004-tës.

Deri tash, qendrat e votimit janë hapur në 48 shtete.
XS
SM
MD
LG