Ndërlidhjet

Milband vizitë Prishtinës e Beogradit


Shefi i diplomacisë britanike David Miliband viziton nesër Prishtinën.

Ambasada Britanike në Prishtinë, ka njoftuar se vizita është një sinjal i qartë i përkrahjes së qeverisë britanike për qeverinë e Kosoëvs dhe përpjekjet e saj për të arritur objektivat e përbashkëta.

Në njoftim thuhet se Britania e Madhe dëshiron ta shohë Kosovën në rrugën e saj kah integrimi evro-atlantik dhe se do vazhdojë të ndihmojë Kosovën për të tejkaluar pasojat e lëna nga konflikti.

Miliband në Prishtinë takon presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi, ministrin e jashtëm Hyseni dhe zyrtarë tjerë.

Para Prishtinës, Miliband viziton Beogradin ku do bisedojë më presidentin Boris Tadiq dhe ministrin e punëve të jashtëm Vuk Jeremiq, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë si kryediplomat britanik në Beograd që nga 2002.

XS
SM
MD
LG