Ndërlidhjet

McCain votoi në Arizona


Republikani John McCain ka hedhur votën e tij në Arizona, i shoqëruar nga gruaja, Cindy.

I rrethuar nga rreth 100 media, McCain, që ka qenë pas Obamas në anketa të opinionit i ka injoruar një lumë pyetjesh të gazetarëve në qendrën e votimit në Phoenix.

Ndërsa, bashkëgaruesja e tij Sarah Palin, që ka hedhur votën në Wasilla të Alaskës, u ka thënë gazetarëve se shpreson se do zgjohet të mërkurën si nënpresidente.

"Nesër, shpresoj, lutem, besoj, se do të zgjohem si nënpresidente dhe do të punojmë në periudhën tarnzitore me presidentin e zgjedhur, John McCain", tha Palin.

XS
SM
MD
LG