Ndërlidhjet

Cigarja shkakton vdekjen e 20 njerëzve


Autoritetet në Gjermani thonë se cigarja e ndezur po hetohet si shkaktare e mundshme e zjarrit në një autobus që shkaktoi vdekjen e 20 njerëzve.

Raportet thonë se autobusi u përfshi nga flakët të martën në mbrëmje, ndërsa po udhëtonte në afërsi të qytetit Hannover në Gjermani.

Nuk është e qartë se kush e ka ndezur zjarrin, por të mbijetuarit i thanë policisë se zjarri doli nga toaleti i autobusit, pasi një person kishte ndezur cigaren atje.

Trembëdhjetë njerëz janë lënduar nga zjarri.

Autobusi bartte kryesisht pensionistë, të cilët po udhëtonin për të vizituar një fermë.
XS
SM
MD
LG