Ndërlidhjet

logo-print

Meksikë: Vdes ministri i Brendshëm


Zyrtarët e Meksikës thanë se ministri i Brendshëm ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në qytetin e Meksikës.

Zëdhënësi i Presidencës tha se ministri Juan Camilo Mourino dhe një grup këshilltarësh të tij janë në mesin e tetë viktimave që vdiqën në fatkeqësinë.

Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit ende nuk janë bërë publike.

Në kohën e rrëzimit të aeroplanit, grupi raportohet se po kthehej nga një ngjarje në qytetin San Luis Potosi.

Vdekja e ministrit të Brendshëm, i cili ishte i ngarkuar për sigurinë në Meksikë dhe ishte ndër këshilltarët kryesorë të presidentit Felipe Calderon, ndodhi në kohën kur Meksika po lufton kundër karteleve të trafikantëve të drogës.
XS
SM
MD
LG