Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: SHBA dhe bota shënuan triumf të madh


Liderët e Shqipërisë uruan senatorin Barack Obama për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në mesazhin e presidentit shqiptar Bamir Topi, thuhet se "miqësia, partneriteti dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy vendeve tona do të vazhdojë
të konsolidohet e të zhvillohet më tej në interes të aspiratave të dy popujve tanë".

Ndërsa, kryeministri Sali Berisha ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe bota me këtë votë shënojnë një triumf të madh.

"Kurrë në histori, ky vend dhe bota e lirë nuk ka qenë më e drejtë se sot. Kombi i lirisë zgjedh për president një personalitet që i përket pakicës me origjinë afro-amerikane në këtë vend të madh, por që ka derdhur lumenj djerse për ndërtimin dhe lirinë e tij dhe të botës", ka thënë Berisha, për të shtuar se zgjedhja e Presidentit Obama është realizimi dhe shndërrimi më madhor në realitet i ëndrrës amerikane.

"Kjo dëshmon se në këtë vend mundësia, shansi për t'u bërë president nuk përcaktohet nga prejardhja, raca, ngjyra dhe faktorë të tjerë, por përcaktohet nga parimet që mbron", tha Berisha.

Ai ka thënë se edhe te administrata e re, shqiptarët do të kenë miq të shquar.
XS
SM
MD
LG