Ndërlidhjet

logo-print

KE: Përparime dhe ngecje


Komisioni Evropian ka vlerësuar se autoritetet në Kosovë kanë realizuar "përparim të konsiderueshëm" në afrimin me standardet evropiane, por se "forcimi i shtetit ligjor, luftimi i korrupsionit, beteja kundër krimit të organizuar dhe forcimi i dialogut ndërmjet komuniteteve mbetet sfidat kyçe politike".

Kështu thuhet pos të tjerash në raportin e Komisionit Evropian në të cilin konstatohet se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës edhe më tej mbeten të tensionuara, veçanërisht në veri të Kosovës.

Komisioneri Evropian për Zgjerim Olli Rehn, ka thënë se Kosova do mbetet në fokus të BE-së.

"Kosova do mbetet një pikë qendrore gjatë vitit të ardhshëm. Kosova duhet të sigurojë përkushtimin e saj për një shoqëri demokratike dhe multietnike, në një linjë me kushtetutën. BE është e përkushtuar që të ndihmojë paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe të përkrahë zhvillimin ekonomik, si dhe progresin drejt BE-së, si pjesë e Ballkanit Perëndimor", tha Rehn.


XS
SM
MD
LG