Ndërlidhjet

NATO, SHBA kundër planit raketor rus


NATO tha se është e brengosur rreth planeve të Rusisë mbi vendosjen e raketave në një rajon që kufizohet me shtetet e BE-së.

Presidenti rus Dmitry Medevedev ka thënë sot se do Rusia do të vendosë sistem raketa me rreze të shkurtër veprimi në Kaliningrad, si kundërpërgjigje ndaj sistemit amerikan anti-raketor në Evropë.

Zëdhënësi i NATO-s ka thënë se plani rus ngrit shqetësime serioze rreth marrëveshjes për kontrollin e armëve.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Sean McCormack, e ka quajtur hapin e Rusisë si zhgënjyes dhe ka përsëritur se sistemi amerikan në Evropë nuk është i drejtuar kundër Moskës.
XS
SM
MD
LG