Ndërlidhjet

Shkupi arreston 15 për trafik njerëzish


Autoritetet maqedonase thanë se kanë arrestuar 15 persona të dyshuar se kanë organizuar një rrjet të trafikimit me qenie njerëzore.

Ministria e Brendshme tha se të 15-tit janë qytetarë maqedonas dhe dyshohet se kanë organizuar trafikimin dhe transferimin ilegal të 64 imigrantëve nga Kina, Shqipëria dhe India.

Ministria tha se rrjeti po mundohet që të trafikonte imigrantët përmes Greqisë drejt vendeve tjera të BE-së.
XS
SM
MD
LG