Ndërlidhjet

Rice nis turneun në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, fillon sot një turne në Lindjen e Mesme, për të trasuar rrugën drejt bisedimeve paqësore izrealito-palestineze.

Vizita e Rice po zhvillohet në kohën kur është rritur dhuna mes militantëve të Hamasit dhe forcave izraelite.

Rice në këtë turne do të vizitojë Izraelin, territoret palestineze, Jordaninë dhe Egjiptin.

Presidenti Bush ka vënë si qëllim arritjen e një marrëveshjeje palestinezo-izraelite deri në fund të këtij viti.

Njohësit e rajonit thonë se një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë.
XS
SM
MD
LG