Ndërlidhjet

NATO-ja e shqetësuar për planet ruse


NATO-ja ka ngritur shqetësime serioze lidhur me planet ruse për vendosjen e raketave në enklavën ruse të Kaliningradit.

Kaliningradi është territor i shkëputur gjeografikisht nga Rusia dhe rrethohet nga Polonia dhe vendet baltike, të gjitha shtete anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha se do vendoste raketa me rreze të shkurtër veprimi në Kaliningrad në përgjigje të planeve amerikane për të vendosur një pjesë të mbrojtjes raketore në Poloni dhe në Çeki.
XS
SM
MD
LG