Ndërlidhjet

Shpërthim në Pakistan, vdesin 8


Të paktën 8 njerëz kanë vdekur dhe 45 janë plagosur kur një bombë ka shpërthyer në një takim të liderëve fisnorë në rajonin Baxhaur, në kufi me Afganistanin.

Një zyrtar i qeverisë tha se 15 të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forcat e sigurisë së Pakistanit po luftojnë Al-Qaedan dhe militantët talebanë në Baxhaur dhe autoritetet po inkurajonë liderët fisnorë, që të largojnë militantët nga rajoni.
XS
SM
MD
LG