Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë negociatat për SOFA-n


Iraku tha se SHBA ka pranuar disa nga propozimet e Irakut për të ndryshuar paktin mbi praninë amerikane në këtë vend, por ka rezerva për të tjerat, duke bërë të domosdoshme bisedimet shtesë.

Zyrtarë të Qeverisë irakiane nuk dhanë detaje, por thanë se "ka disponim pozitiv".

Ambasada amerikane nuk e ka komentuar këtë çështje

Uashingtoni dhe Bagdadi po negociojnë për Marrëveshjen e Statusit të Forcave (SOFA), që përcakton të ardhmen e forcave amerikane në Irak, pas vitit 2008, kur skadon mandati aktual i OKB-së.

XS
SM
MD
LG