Ndërlidhjet

Kina: Obama të ketë kujdes rreth Tajvanit


Kina tha se trajtimi në mënyrë të duhur i "çështjes së Tajvanit" është thelbësore në raportet mes Pekinit dhe SHBA-së dhe i kërkoi presidentit të zgjedhur Barack Obama, që të ndërpejë shitjen e armëve ishullit vetëqeverisës.

"Në vitet e fundit, çështja më e ndijshme në raportet kinezo-amerikane ka qenë Tajvani", citon Reuters, zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Qin Gang.

Kina pretendon sovranitetin mbi Tajvanin, që nga 1949, kur Mao Zedong i komunistëve fitoi luftën civile kineze dhe qeveria e Chiang Kai-shes e mbështetur nga SHBA iku në ishull.

SHBA është e obliguar nga legjislacioni i saj që ta ndihmojë në fushën e mbrojtjes Tajvanin.

Obama, gjatë fushatës zgjedhore ka mbështetur shitjen e armëve Tajvanit.
XS
SM
MD
LG