Ndërlidhjet

Papa kërkon lidhje më të mira me myslimanët


Papa Benedikti i 16-të u ka thënë klerikëve dhe studiuesve katolikë dhe myslimanë se dy religjionet duhet të tejkalojnë keqkuptimet.

Ai po ashtu kërkoi qe jomyslimanët në botën islame të kenë lirinë për të kryer ritet e tyre fetare.

Papa takoi sot pjesëmarrës të të dy feve, në një konferencë treditore në Vatikan, e cila ka për qëllim tejkalimin e dallimeve mes katolikëve dhe myslimanëve.
XS
SM
MD
LG