Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiq: BE mos t'i vë kushte Serbisë


Ministri i jashtëm serb i kërkoi Bashkimit Evropian që të mos vë kushte të reja për anëtarësimin eventual të Serbisë në bllok.

Vuk Jeremiq tha se BE duhet të fillojë të zbatojë marrëveshjen për ndihmë dhe tregti me Serbinë, e cila u bllokua pasi Beogradi dështoi të arrestojë të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiq.

Jeremiq tha se BE nuk duhet të vë kushte te reja për anëtarësimin e Serbisë , përfshirë edhe kërkesën e mundshme, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Është koha të thuhet: mjaft është mjaft. Në vend se të na ndihmojnë për të tejkaluar problemet, duket se dikush po na vë pengesa, të cilat ne duhet t'i tejkalojmë", ka thënë Vuk Jeremiq.
XS
SM
MD
LG